Çdo person gjeneron mesatarisht 1 kilogram mbeturina në ditë. Kjo është e mjaftueshme për të mbushur 285 000 kamionë. Nëse do t'i vendosnim në një rresht, linja do të shkonte nga Nju Jorku në Londër. Një pjesë e tyre riciklohen, por një sasi e madhe e mbeturinave përfundon në vend-depozitime të paligjshme. Këto vend-depozitime janë kudo - në qytetet tona, natyrë, lumenjë dhe oqeane.
TrashOut është një projekt mjedisor i cili synon të hartizojë të gjitha vend-depozitimet e paligjshme anembanë botës dhe të ndihmojë qytetarët të riciklojnë më shumë.